Një amerikan ka ngritur një padi kundër një magjistareje, e cila i kishte premtuar se mund ta shpëtonte nga mallkimi që i kishte bërë ish gruaja e tij përmes një magjistareje tjetër. Sipas mediave të huaja, Mauro Restrepo pohon se magjistarja, të cilën e kishte gjetur në internet i premtoi atij se do ishte sërish i lumtur nëse i jepte asaj rreth 4,400 euro për ta shpëtuar nga mallkimi.

Sidoqoftë, pasi ai i dha një paradhënie prej 860 eurosh, burri nga Los Angeles nuk pa ndonjë përmirësim në martesën e tij, ndërsa filloi të ketë probleme nga pagjumësia, ankthi dhe shqetësimi, siç dëshmohet në padinë.

Për këtë arsye ai ka hedhur në gjyq magjistaren për mashtrim, ndërsa kërkon një kompensim prej 21,500 eurosh.