Një vjet e gjysmë burg për ish kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevski, në rastin “Shuplakat”. Ish-bashkëpunëtori i tij, Mile Janakieski mori dënim me kusht prej një viti nëse në tre vitet e ardhshme nuk kryen vepër penale. Dënimet që ende nuk janë në fuqi i referohen nxitjes së dhunës gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Qëllimi ishte që të ushtrohet dhunë ndaj kryetarit të atëhershëm Andrej Zhernovski dhe këshilltarëve nga radhët e LSDM-së.

I kanë malltretuar,  i kanë fyer në mënyrë të vrazhdë dhe siguria e tyre ka qenë në rrezik”-tha Dushan Josifoviç, gjykatës.

Prokurorja Fatime Fetai aktvendimin e tillë do ta ankimojë. Ajo thotë se është e kënaqur vetëm me faktin se prokuroria e ka dëshmuar fajësinë e të pandehurve.

Mbrojtja e Janakieskit gjithashtu do të ankohet.

Mendoj se edhe angazhimi i tij është të dëshmojë se ai nuk është fajtor dhe se nuk i ka ndërmarrë veprimet për të cilat fajësohet, që do të thotë se me siguri do të shkruajmë ankesë”-tha Elenko Milanov, avokat.

Pjesëmarrësit në protestat para Komunës Qendër gjithashtu morën dënime me kusht. Aleksandar Trajkovski, i cili vizitoi Gruevskin në Budapest, nuk do ta vuajë dënimin me burg prej nëntë muajve nëse nuk bën ndonjë vepër të re penale. Tre ditë më parë, këshilltarja e atëhershme në Qendër nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangelova, u lirua nga aktakuza. Vendimi i sotëm është i pari për Janakieskin dhe i dyti për ish-kryeministrin Gruevski.

By I ZH