Qeveria e Bosnjës dhe Hercegovinës do të heqë ndalimin e lëvizjes për të gjithë qytetarët e saj mbi moshën 65 vjeç dhe nën moshën 18 vjeç. Këto masa do të hyjnë në fuqi të hënën, më 5 prill.

Orari i ri i ndalim qarkullimit do të lejojë të moshuarit të dalin nga shtëpitë e tyre çdo ditë midis orës 8 dhe 12 të mëngjesit nga e hëna, 5 prill deri të premten, 10 prill, në mënyrë ata që të marrin pensionet e tyre.

Kurse, fëmijët nën 18 vjeç do të jenë në gjendje të lëvizin nga një vend në tjetrin me një automjet ose mbikëqyrje prindërore. Megjithatë, ata nuk do të lejohen të jenë vetëm në rrugë.

Zyrtarët qeveritarë thanë që një ndalim i plotë i lëvizjes së të gjithë qytetarëve është zgjidhja e fundit e tyre, por nëse është e nevojshme nuk do të hezitojnë të zbatojë një masë të tillë.

By I ZH

Leave a Reply