Edhe vetë ai i prekur nga COVID-19, kryeministri britanik, Boris Johnson rimerr të hënën drejtimin e qeverisë, nën një presion në rritje për të zbuluar planet e tij në lidhje me kufizimin, vendosur që prej një muaji.

“Kryeministri britanik, Boris Johnson, i prekur nga koronavirusi i ri, do të rifillojë punën të hënën, njoftoi një zëdhënës i Downing Street.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, 55 vjeç, i testuar pozitiv me COVID-19 më 26 mars, u shtrua dy ditë më vonë në spitalin St-Thomas të Londrës para se të transferohej më pas, të hënën e 6 prillit në kujdes intensiv, nga ku doli pas tri ditësh.

Në një periudhë rikuperimi që prej 12 prillit në residencën e tij zyrtare të Chequers, në veriperëndim të Londrës, ai ia delegoi një pjesë të detyrave të tij ministrit të Punëve të Jashtme, Dominic Raab, i cili u përball me kritikat e ashpra të opozitës për menazhimin e epidemisë.

By I ZH

Leave a Reply