Bill Gates ka thënë se është i gatshëm të shpenzojë miliarda euro për gjetjen e një vaksine kundër koronavirusit, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme për ta rikthyer botën në normalitet.

Bashkëthemeluesi dhe miliarderi filantropik i ndërmarrjes teknologjike Microsoft tha që ai tashmë është në bisedime me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) se si të ‘përshpejtohet’ kërkimi kritik, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ai tashmë ka vendosur fonde në dispozicion tek shtatë prodhues vaksinash, duke i mundësuar nëpërmjet tyre që të ndërtojnë fabrika, derisa u ka bërë thirrje vendeve të bëjnë më shumë.

Gates gjithashtu ka vënë në dispozicion 20 milionë dollarë në dispozicion për tre nisma në SHBA dhe Britani të Madhe, me qëllim të studimit të efektivitetit të barnave të njohura në trajtimin e i virusit pandemik.

Virusi ka paralizuar globin dhe ka çuar në pezullimin e disa evenimenteve sportive, në mesin e të cilave është edhe Euro 2020 dhe Olimpiadën ‘Tokyo 2020’. 

By I ZH

Leave a Reply