Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru të Kamzës.

Një 21-vjeçar me inicialet E.K, ka rënë nga lartësia e banesës së tij.

Ai është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Hetimet po vazhdojnë lidhur me rastin.

Dyshohet se personi vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit mjekohej për depresionin.

By I ZH