Një atentat ndaj një 24-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen Dëshmorët e Kombit, pranë Xhamisë. I riu që ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave është identifikuar si Tajar Fetiu. Sipas policisë, Fetiu ka qenë duke ecur në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person e ka qëlluar 6 herë me pistoletë.

24-vjeçari është plagosur në barku dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. I riu nuk njihej si person problematik ndërsa mësohet se prej vitesh jetonte në Londër

By I ZH