Autoritetet shëndetësore belge kanë regjistruar 1,049 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, ndërsa është regjistruar edhe rasti i parë i infektimit të një kafshe shtëpiake, njofton MIA.

Bëhet fjalë për një mace shtëpiake që u infektua nga njeriu, konstatojnë nga Laboratori Universitar në Liège të Belgjikës.

“Ky lloj i infeksionit njeri-kafshë kërkon kontakte të afërta, dhe është një rast i izoluar, por autoritetet rekomandojnë që personat e infektuar me Covid-19 që kanë kafshë shtëpiake të marrin masa paraprake. Tani për tani nuk kemi asnjë arsye të mendojmë se kafshët shtëpiake janë vektor i sëmundjes”, tha zëdhënësi i Qendrës së Krizave, Emmanuel Andre.

Në Belgjika ka deri më tani ka 7.284 raste me virusin korona, shumica prej të cilëve vijnë nga vendet veriore brenda shtetit.

By I ZH

Leave a Reply