Bota Lajme

BE-ja arriti marrëveshje pas negociatave maratonë pesëditëshe

Pas pesë ditëve negociatave maratonë, liderët e vendeve anëtare të BE-së përfundimisht arritën marrëveshje rreth pakos, nën emrin “Next Generation EU” dhe kornizës financiare shumëvjeçare të Unionit për shtatë vitet e ardhshme.

Pakoja e dakorduar është në vlerë prej 1.830 miliardë euro, prej të cilave 750 miliardë euro janë dedikuar për pakon e ndihmës për vendet anëtare të prekura nga koronavirusi, rreth së cilës debati ka qenë më i nxehtë gjatë negociatave.

Pas shumë kompromiseve, pakoja është miratuar në Këshillin Evropian, ashtu që 390 miliardë euro do të jenë në formë të ndihmës së pakthyeshme, ndërsa 360 miliardë si kredi të volitshme.

Raporti fillestari, sipas propozimit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, ishte 500 miliardë euro ndihmë e pakthyeshme dhe 250 miliardë kredi.

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel deklaroi se “negociatat e vështira në kohëra të vështira” kanë përfunduar mirë për të gjitha anëtaret e BE-së dhe popullit të Evropës.

“Kjo është një marrëveshje e mirë dhe e fortë. Treguam përgjegjësi kolektive, solidaritet, si dhe besim në një të ardhme të përbashkët. Besoj se kjo marrëveshje do të shihet si një moment vendimtar të rrugës evropiane, e cila do të lansohet në të ardhmen”, tha Mishel.

Ai theksoi se marrëveshja e re, “për herë të parë në historinë e BE-së”, buxheti është i lidhur fortë me qëllimet klimatike, ndërsa sundimi i së drejtës paraqet kriter vendimtar për shpenzimet e buxhetit.