Raphaël Varane ishte shumë afër kalimit te Bayern Munich.

Ish reprezentuesi i Francës dhe ish anëtari i Bayern Munich, Willy Sagnol, ka treguar se si Bayern ishte afër nënshkrimit me Raphaël Varane.

Varane kishte një vlerë 5 milionë euro kur bavarezët u interesuan për të, dhe kjo shifër u konsiderua si shumë e lartë për kartonin e tij, që tashmë ka vlerë jashtëzakonisht më të lartë.

“Kur isha te Bayern, një shok më telefonoi dhe tha se duhet shkuar te Lens për të parë një lojtar super interesant”, ka thënë Sagnol, transmeton lajmi.net.

“Pas vetëm një pjese, unë e pash se sa i matur ishte ai asokohe. Ai luante si mesfushor defensiv dhe pastaj në pjesën e dytë kaloi në qendër të mbrojtjes”, ka shtuar ish anëtari i Bayern, për Varane.

“Unë kontaktova dhe mora një çmim për të. Sillej nga 4-5 milionë euro. Kur dorëzova dosjen te menaxhmenti i sportit, thanë se ishte shtrenjtë për një 18 vjeçar. Dy muaj më vonë, ai u transferua te Real Madrid, për 10 milionë euro”, ka zbuluar ndër të tjerash ish mbrojtësi i djathtë.

Varane bëri një karrierë fenomenale, duke fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës dhe duke korrur suksese të ndryshme me Real Madrid e me kombëtaren e Francës.

By I ZH

Leave a Reply