Efektivët e policisë të SPB Tetovë dje (06-tetor) nga ora 15:15 deri në 16:00, me urdhër të gjykatës, kanë krye bastisje në shtëpinë e personit N.E. (35) në Jazhincë të Tetovës, gjatë së cilës është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri “Ecol Aras Magnum” kalibër 9 mm me një kornizë të zbrazët, për të cilën ai nuk kishte licencë. Një natë më parë (5-tetor) rreth orës 21.00 në fshatin Jazhincë në veturën e tij ,,Folcvagen Golf“ me targa të Tetovës janë gjetur dy plumba 7,62 milimetra, pas së cilës N.E. është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit dhe kundër tij do të përgatitet një parashtresë adekuate sipas nenit 396 të Kodit Penal.

By admin