Edi Rama sulmoi Lulzim Bashën në “Twitter” se nuk ndihmon për të luftuar koronavirusin, por vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër. Por kryetari i PD ka zgjedhur ta injorojë këtë sulm duke iu përgjigjur kryeministrit me një twitter ku i kërkon të ndihmojë shqiptarët e luginës së Preshevës që po kalojnë vështirësi në përballjen me pandeminë e corona virus.
Basha në Twitter
Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19. Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues.