Skuadra e Bajern Munihut ka marrë një vendim sa i përket kartonit të Robert Levandovskit. Ylli polak i Bajernit vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës Megjithatë, raportet e fundit nga Kristian Falk në të përditshmen ‘Bild’ bëjnë të ditur se bavarezët kanë marrë një vendim mbi këtë çështje.

Kampionët e Bundesliga kanë vendosur se nuk duan ta shesin Robert Levandovskin gjatë kësaj vere.

Ata preferojnë që sulmuesi të qëndrojë edhe për një tjetër sezon, edhe nëse kjo nënkupton që lojtari të largohet si transferim i lirë sezonin tjetër. Levandovski ka kontratë me Bajernin deri në vitin 2023.

By B I