Detaje tro nditëse janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë e dh unimit të një vajze të mitur në Kamëz, e cila aktualisht vijon të jetë tek spitali i Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Vajza është vetëm 6-vjeç, ndërsa raportohet se babi i saj 27-vjeçari R.K., i cili është arr estuar, e ka dh unuar duke e rr ahur me thupër si dhe e ka kafshuar në zona të ndryshme të trupit.

Fëmija me dt.28 ora 19:00, ka përfunduar në spital tek Trauma. Mjeket kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë ku këta të fundit kanë vënë në pr anga babanë e të miturës.

Mësohet se prindërit e vajzës kishte 6 vite që ishin ndarë, ndërsa prej një muajsh kishin nisur një bashkëjetesë.

Vajza merrte të ëmën në telefon duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga fr ika e dh unës. Nga ana e saj edhe nëna e vajzës ka pranuar se ishte në dijeni të dh unës që i ati ushtronte ndaj saj. Ajo ka thënë se 27-vjeçari e ka go ditur me thupër dhe e ka kafshuar por sipas saj mendonte se kafshimin e bënte ngaqë e kishte marrë malli. Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e dr ogës ndaj dy prindërve.

Ndërkohë edhe në shkollë e mitura ka shfaqur shqetësime deri në të vjella ndërsa pasi është paraqitur në spital ka rrëf yer dhe tm errin e përjetuar.

/abcnews.al/