Pesë civilë, përfshirë tre fëmijë kanë humbur jetën pas një incidenti në një bazë ajrore në Republikën e Afrikës Qendrore Qad, njoftojnë mediat botërore.

Raportohet se një avion luftarak i parkuar, i tipit Suhoi-25 fillimisht ka gjuajtur një raketë, duke goditur një cisternë boshe dhe më pas ka goditur një shtëpi ku kishte civilë.

Kamerat kanë regjistruar incidentin, videoja tashmë është shpërndarë nëpër rrjetet sociale.

Prokuroria ka nisur hetimet mbi incidentin, jozyrtarisht thuhet se ndërtesa e shkatërruar ishte shtëpia e një oficeri të lartë të ushtrisë Qadiane.

By I ZH

Leave a Reply