Një avion me maska mjekësore dhe pajisje mjekësore, I dërguar nga Rusia për të ndihmuar SHBA-në t’i bëjë ballë epidemisë së koronavirusit mbërriti dje në Nju Jork.

“Një avion me ndihma humanitare, i dërguar nga Rusia për të ndihmuar SHBA-në t’i bëjë ballë
epidemisë së koronavirusit, mbërriti në Nju Jork”, theksoi misioni rus në OKB.

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në llogarinë në Twitter të misionit treguan ndihmat e vendosur në avionin e mallrave, një Antonov-124 nga Forcat Ajrore Ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi dje se avioni do të niset për në SHBA, me maska mjekësore dhe pajisje mjekësore.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të luftuar COVID-19. Kjo është arsyeja pse SHBA-ja ka pranuar të blejë nga Rusia materiale mbrojtëse, për të cilat kemi nevojë urgjente”, theksoi në një mesazh në Twitter, kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaloi pragun e 5 000 personave sipas buletinit të universitetit ”Johns Hopkins”.

”Në vend ka 215 417 infeksione, 5 116 vdekje dhe 8 566 persona të shëruar”, shtoi ky universitet.

By I ZH

Leave a Reply