I mandatuari për kryeministër nga LDK’ja, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së dy minatorëve në minierën e Artanës.

Hoti ka shkruar në Facebook se një inxhinier dhe një xehtar u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit, raporton Gazeta Express.

“Të gjithë jemi tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së dy bashkëqytetarëve tanë, z. Idriz Gërbeshi dhe z. Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.
Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Lexo edhe: Këto janë dy punëtorët që humbën jetën tragjikisht në minierën e Artanës

By I ZH