“Histori nga lufta e Kosovës” titullohet dokumentari i realizuar nga djali i dy mërgimtarëve shqiptar nga Kosova. Ai është Shan Karemani, i cili ka lindur dhe është rritur në SHBA, por nuk ka harruar rrënjët e tij, prejardhjen nga Kosova. Ai në vitin 2019 ka realizuar një dokumentar ku tregohen histori nga persona dhe familje […]
Author: B I
Shtohen variantet e reja të COVID-19 në Evropë, shtetet ndërmarrin masa
Vendet e Evropës Qendrore kanë paralajmëruar për një rritje të COVID-19 të premten për shkak të zbulimit të varianteve të reja. Rajoni, i cili përfshin vende të tilla si Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia filloi të goditej rëndë kur vala e dytë e infeksionit u shpalos në të gjithë kontinentin e vjetër. Të premten […]
EFEKTI QË PRODHON MODELI ‘ALBIN KURTI’ NË MAQEDON
Shkruan: Emin Azemi Modeli Albin Kurti ka qenë dashur të ndodhë shumë më herët në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni. Mirëpo sa herë që bëheshim gati ta presim këtë model, në deriçkat e qeverive futeshin partitë opozitare shqiptare, të cilat saora digjnin kauzat ‘albiniste’ dhe shndërroheshin në flutura të djegura që jepnin shpirt posa […]
DnV publikon rezultatet, VV shumë afër 50 përqindëshit
Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, të cilat rendisin Lëvizjen Vetëvendosje parti fituese me rreth 49 për qind të votave. Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim në një konferencë për media sonte ka bërë të ditur rezultatet preliminare të kësaj organizate për zgjedhjet në Kosovë. “LVV- 48,95 […]
Numërohen 51 për qind të votave, vazhdon të prijë LVV-ja
Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka numëruar 51.51 për qind të votave nga 2.382 qendra të votimit. Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 48.17 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 18.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.65 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë 8,12 për qind. Në këto […]
Kishte ardhur nga Shkupi për të votuar, vdes 81-vjeçari brenda qendrës së votimit në Kaçanik
Një i moshuar ka ndërruar jetë teksa ishte duke votuar në shkollën e fshatit Biqec të Komunës së Kaçanikut. I ndjeri ishte 81 vjeçar, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë në gjendje të mirë, ndërkaq ka vdekur brenda qendrës së votimit. Ai ishte i shoqëruar nga djali i tij, ndërsa nuk dihet se çka e […]
Jashari i inatosur për çështjen e kamerave, vendos të mos votojë
Bekim Jashari ka vendosur të mos votojë. Arsye për këtë, sipas raportimeve është pikërisht çështja e përplasjes së tij me KQZ-në për çështjen e kamerave në klasa, shkruan lajmi.net. Ai mbrëmë me anë të një postimi në Facebook tha se kishte kërkuar nga drejtorët e shkollave që të mos i ndalin kamerat në klasa as […]
Konfrontim fizik në qendrën e votimit në Prekaz të Skenderajt, ndërhyn policia
Policia ka ndërhyrë para pak çastesh në qendrën e votimit në Shkollën “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm. Aty ka pasur një konflikt në mes vëzhguesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Munishi dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Kushtrim Fazliu. Munishi ka deklarouar se i pari që e ka sulmuar ka qenë Fazliu, e ky […]
Gjenden trupat e 13 shtetasve turq të vrarë nga militantët kurdë
Forcat turke kanë gjetur trupat e 13 shtetasve turq të rrëmbyer nga kryengritësit kurdë në Irakun verior, tha të dielën ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar. Turqia tha se trupat u gjetën në rajonin Gara, afër kufirit turk, gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK). “Trupat u gjetën në një shpellë gjatë […]
Filipçe: Vaksinimi kundër Covid-19 nis të mërkurën!
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka marrë pjesë gjatë pranim-dorëzimit të 4800 vaksinave nga Pfizer, nga gjithsej 8000 vaksina që janë siguruar nga Serbia, transmeton Alsat. Filipçe njoftoi se të mërkurën do të nis imunizimi kundër Covid-19 në vend, ku fillimisht me këto vaksina do të imunizohet një pjesë e personelit mjekësorë. “Falënderoj presidentin Vuqiç […]