Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar ndaj rastit të gruas 66 vjeçare, nga Struga, që ndërroi jetë ditën e djeshme, e infektuar nga virusi korona, e cila nuk kur i janë shfaqur simptomat e para, nuk është pranuar në spitalin e Strugë. Nga Aleanca për shqiptarët thonë se neglizhenca e mjekëve të spitalit të Ohrit i ka kushtuar jetën pacientes nga Struga. Ato gjithashtu kanë kërkuar nga qeveritarët të intervenojnë menjëherë në këtë repart që të angazhohen infektolog edhe nga qytete tjera, meqë ky spital i mbulon edhe disa qytete tjera. / BiMedia/

Shkrimi i plotë nga Aleanca për Shqiptarët:

Neglizhenca e mjekëve të Ohrit, i kushtoi me jetë pacientës nga Struga Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër dhe shpreh indinjatë të thellë për sjelljen joprofesionale të personelit mjekësor të repartit infektiv në Spitalin e qytetit në Ohër.
Bëhet fjalë për pacienten 66 vjeçare nga Struga, të cilën në natën kritike nuk e kanë hospitalizuar në këtë institucion edhe pse mjeku familjar ka dhënë udhëzim spitalor, sepse pacientja ka pasur shenja dhe simptome të sëmundjes COVID 19. Infektologu i rekomandon mjekim shtëpiak derisa të bëhen gati rezultatet, gjendja shëndetësore i keqësohet dhe ndërron jetë në shtëpinë e saj pa u trajtuar fare. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë pranon për vështirësitë gjatë hospitalizimit të pacientëve nga Struga në këtë institucion shëndetësor si dhe Ministria e Shëndetësisë pranon që ka pasur lëshime gjatë mjekimit të pacientes.
Pasi Reparti i infektologjisë në Ohër mbulon qytetet Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë i rekomandojmë qeveritarëve që urgjentisht të intervenojnë në këtë repart duke angazhuar infektolog nga qytetet tjera dhe nga Klinika e Shkupit. Të sigurohet laborator ku do të përpunohen strishot e mara nga pacientët e dyshimtë si dhe reparte tjera të adaptohen për trajtim të numrit më të madh eventual të pacientëve me COVID 19.

Ky rast edhe një herë dëshmoi se shëndetësia në Maqedoninë e Veriut është e sëmurë dhe se premtimet për shëndetësi evropiane ishin vetëm një film fantastik me protagonist amator. Ne kërkojmë që Ministria e Shëndetësisë detajisht ta hetojë rastin në fjalë dhe kërkojmë përgjegjësi nga mjeku kujdestar dhe Institucioni i lartpërmendur. Bëjmë apel që mos të lejohet të përsëritet ky lëshim dhe gabim i mjekut sepse do të ishte fatale për shëndetin e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kohë pandemie.

Aleanca për Shqiptarët,
Departamenti i Shëndetësisë
29 Mars 2020

By I ZH

Leave a Reply