Artistja malteze me famë botërore Lida Scherafatmand ka realizuar një skulpturë me çimento të qenit femër më të fashmën në qytetin e Strugës, të njohur me emrin Medena. Inspirimin për të realizuar një projekt të tillë artistja e ka marrë nga besnikëria e Medenës, e cila e ka shoqëruar Lidën gjithmonë për në shtëpi, sidomos në kohën e pandemisë.
“E shihja që ajo (Medena) është gjithmonë e mirë me njerëzit, nuk kishte asnjëherë sjellje agresive. Gjithashtu e di që para 5 6 viteve këtu ka pasur helmim të qenve, ndërsa Medena i mbijetoi asaj periudhe, gjithashtu kishte periudhë që kishte qen agresiv në Strugë, edhe aty mbijetoi kështu që mendova që e meriton një tribut duke qenë se është pjesë e komunitetit” u shpreh artistja në fjalimin e saj gjatë zbulimit të skulpturës.
Skulptura u vendos në kafenenë “Kingstone” për rreth drinit të zi, aty ku është edhe shtëpia e Medenës. Ndërsa më pas do të donohet në parkun e poezisë në Strugë.
BiMedia




