Policia e Kosovës, të mërkurën, ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “vjedhja e rëndë”.

Informacioni është bërë i ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në marketin e viktimës mashkull kosovar, kishte vjedhur një telefon dhe 20 euro para të metalta. Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike, e llojit Marihuanë”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

By I ZH