Policia e Kosovës ka arrestuar një grua për veprën penale kërcënim.

Gruaja po dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kërcënuar një burrë.

Arrestimi  ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Elbasanit” në Prishtinë disa ditë më parë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe pas intervistimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.