Gjatë 24 orët e fundit në gjithë shtetin 40 persona nuk kanë respektuar masën e kufizimit të lëvizjes, me çrrastë janë arrestuar 29 persona, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të ngritët procedurë adekuate.

Gjatë periudhës së njëjtë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 70 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 25 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policor janë kryer kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje e kësaj mase.

By I ZH