Gazetarja e njohur kosovare, Arbana Xharra, e cila qe një kohë të gjatë është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka hedhur poshtë raportimet e disa portaleve që progandauan kundër saj.

“Arbana Xharra kërkon ndalimin e fesë islame në Kosovë”, ishte titulli i një mediumi fantmon që mori komente dhe shpërndarje në rrjetet sociale.
E ky shkrim, ka nxitur reagimin e gazetares Xharra. Mirëpo, ajo ka thënë se është kundër ndërtimit të xhamive me ngulm nga buchetet e personave që nuk ua duan të mirën shqiptarëve.

“Sërish sot paska nis një kampanjë kundër meje. Sidomos gjate festave fetar ne ramazan ose bajram, fake news kunder meje është bërë trend. Thuhet gjoja kam kërkuar ndalimin me ligj të fesë Islame. Nuk e kam shkruar, kërkuar e as thënë askund. Protestoj kundër ndërtimit të xhamive me ngulm, kur ato ndërtohen me buxhet të atyre që nuk ua duan të mirën shqiptarëve, ndërkohë që investojnë në fabrika e luks tek kundërshtarët tanë. E di që duan të ma ndalin gojën me: linçime, rrena, fake neës dhe fyerje nga më të rëndat që mund t’i kapë imagjinata njerëzore, çka nuk e kuptoj është fakti: se si shkojnë këto fyerje e rrena nga më perverset me besimin, fenë e ramazanin e tyre?”, ka shkruar ajo.

By I ZH