Arabia Saudite thotë se forcat e saja kanë detektuar dhe më pas shkatërruar një raketë balistike, pasi tre shpërthime u raportuan se kanë ndodhur në kryeqytetin saudit, Riad.

Forcat Ajrore saudite thanë se rrëzuan një raketë pak para mesnatës më 28 mars, duke përdorur sistemin amerikan të mbrojtjes raketore, Patriot.

Mediat saudite kanë raportuar se edhe një raketë tjetër është shkatërruar mbi qytetin Jizan, që gjendet në kufi me Jemenin, por raportime të tilla nuk kanë mundur që të konfirmohen menjëherë.
Ende nuk ka të dhëna për dëme apo për të lënduar.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me raketë, por rebelët Huthi, që mbështetën nga Irani, kanë kryer qindra sulme me raketa përgjatë kufirit ndërmjet Jemenit dhe Arabisë Saudite.

By I ZH

Leave a Reply