Apple e ka larguar Quran Majeed, një aplikacion i njohur për leximin dhe dëgjimin e Kuranit, nga App Store në Kinë, raporton BBC. Raportohet se kompania e hoqi aplikacionin me kërkesë të zyrtarëve qeveritarë, një lëvizje disi befasuese duke pasur parasysh që Islami është një fe e mbrojtur në Republikën Popullore të Kinës.

Quran Majeed është në dispozicion falas dhe “i njohur nga 25 milionë përdorues myslimanë në të gjithë botën”, sipas zhvilluesit të aplikacionit Pakistan Data Management Services. Heqja e aplikacionit me sa duket nuk kishte të bënte me përmbajtjen e tij fetare, “sipas Apple, aplikacioni ynë Quran Majeed është hequr nga App Store në Kinë sepse përfshin përmbajtje që janë të paligjshme”, tha zhvilluesi i këtij aplikacioni për BBC. Zhvilluesi thotë se tani po përpiqet ta zgjidhë çështjen me Administratën Kineze të Hapësirës Kibernetike.  

Pa ndonjë shpjegim më të qartë, ky vendim duket si një shtrirje e mundshme, megjithëse bie në domenin e qëndrimit zyrtar të Apple për të drejtat e njeriut jashtë vendit (PDF):

Neve na kërkohet të respektojmë ligjet vendore, dhe nganjëherë ka çështje komplekse për të cilat mund të mos pajtohemi me qeveritë dhe palët e tjera të interesit në rrugën e duhur përpara. Me dialog dhe besim në fuqinë e angazhimit, ne përpiqemi të gjejmë zgjidhjen që i shërben më së miri përdoruesve tanë – privatësinë e tyre, aftësinë e tyre për të shprehur veten dhe qasjen e tyre në informacion të besueshëm dhe teknologji ndihmëse.

Ndërkohë që është logjike për biznesin, ky inkuadrim e ka vendosur kompaninë në pozicione të dyshimta më parë. Apple ka hequr aplikacionet VPN që lejonin përdoruesit kinezë të shmangnin censurimin dhe filtronin në mënyrë aktive aplikacionet që përmendnin Sheshin Tiananmen, Dalai Lama, ose pavarësinë e Tajvanit dhe Tibetit. Furnizuesit e Apple në rajon kanë qenë gjithashtu të lidhur me shtypjen e minoriteteve kryesisht myslimane të Ujgurëve në Kinë.

Apple është në një situatë të vështirë në çdo mënyrë. Ai mbështetet në marrëdhëniet e biznesit dhe shitjet që bën në Kinë. Marrja e një qëndrimi kaq strikt ë kundër qeverisë mund ta vë atë në rrezik. Vetëm këtë javë, Microsoft mori vendimin për ta mbyllur versionin lokal kinez të LinkedIn, duke pranuar veçmas se po bëhet gjithnjë e më e vështirë pajtimi me kërkesat e qeverisë kineze. Apple ende nuk e ka gjetur atë linjë për vete, dhe me sa ka mbështetje në Kinë për ta zhvilluar biznesin e sajtë iPhone atje, një gjë e tillë mund të mos ndodhë së shpejti.

By admin