Apple bllokoi një përditësim nga Facebook i cili informon përdoruesit se Apple merr një komision prej 30% nga blerjet brenda aplikacioneve bëri të ditur rrjeti social.

Sipas Apple, përditësimi ka shkelur rregullat e App Store duke u treguar përdoruesve informacione të parëndësishme.

Rrjeti social lançoi një opsion të ri për blerjen e biletave për eventet online nga aplikacioni. Rregullat e Apple thonë se blerjet dixhitale duhet të përdorin sistemin e pagesave të App Store duke i dhënë Apple 30% të transaksionit.

Facebook tha se i kishte kërkuar Apple të hiqte tarifën që të ardhurat të shkonin për organizatorët e eventeve por kompania kishte refuzuar. Kështu rrjeti social dërgoi një përditësim duke informuar përdoruesi.

Në fund Apple aprovoi opsionin e ri por pa njoftimin e komisionit 30%.

Me përditësimin, i cili ishte parashikuar në muajin Prill, pronarët e bizneseve mund të planifikojnë një event online dhe të tarifojnë ndjekësit për akses në të.

Por Facebook thotë se bizneset nuk mund të përfitojnë shumë nga opsioni i ri për shkak të politikave që Apple aplikon mbi zhvilluesit. 

By I ZH