Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në bazë të ligjit për parandalim të korrupsionit dhe përplasje të interesave, ka bërë shpallje publike për paraqitjen e vëzhguesve të fushatës zgjedhore për pjesmarësit në zgjedhjet parlamentare që priten të caktohen në pjesën e parë të muajit korrik, informon Zhurnal.

Në thirrjen publike, KSHPK thotë se përshkak vëzhgimit efikas të fushatës zgjedhore të pjesmarësve në zgjedhjet parlamentare, ka nevojë për angazhimin e 20 vëzhguesve dhe atë në njësinë zgjedhore 1 pesë persona (2 shqiptarë), në njësinë zgjedhore numër 2 tre persona (1 shqiptar), në njësitë 3 dhe 4, si dhe 5 dhe 6, tetë persona prej të cilëve katër shqiptarë.

Sipas shpalljes, kandidatët e interesuar nuk duhet të jenë anëtarë të ndonjë partie politike, në periudhën gjatë fushatës zgjedhore të mos jenë të angazhuar, të kenë në dispozicion veturë dhe të posedojnë leje për vozitje të kategorisë B, si dhe të kenë njohuri bazë në fushën e promovimit të partive politike dhe fushatës zgjedhore.

Gjithashtu, kandidati duhet të jetë banor i zonës në njësinë zgjedhore ku paraqitet, dhe të posedojë celular për fotografim dhe internet.

Paraqitjet mund të bëhen përmes emailit izbori2020@dksk.org.mk më së voni deri më 16 qershor 2020.

By B I