Bota Lajme

Angela Merkel: Kam dëshmi të forta se Rusia po përpiqet të më hakojë

Angela Merkel deklaroi se kishte ‘prova të forta’ që Rusia po bënte “përpjekje të egra” për ta hakuar atë, përgjatë një mbledhje në parlament gjatë ditës së sotm

“Sinqerisht e them se më dhemb një gjë e tillë. Çdo ditë përpiqem të përmirësoj marrëdhëniet me Rusinë dhe, nga ana tjetër, posedoj dëshmi të forta se vendi po përpiqet të më hakojë”, deklaroi Merkel në parlament, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Deklarata e saj vjen pasi revista Der Spiegel raportoi javën e kaluar se krahu i inteligjencës ushtarake ruse GRU hakoi postën elektronike të kancelares gjatë një sulmi kibernetik të 2015-ës në Bundestag.

Merkel tha se hetimet kishin identifikuar një të dyshuar specifik. “Fatkeqësisht përfundimi që kam arritur nga e gjithë kjo është se një veprim i tillë nuk është një gjë e re”, duke theksuar se “ç’orientinimi në internet, shtrembërimi i fakteve, të gjitha këto ishin pjesë e strategjisë së Rusisë”.

Shefja e kancelarisë shtoi se, pavarësisht kësaj, ajo do përpiqet të krijojë marrëdhënie të mira me Rusisë, meqë ka arsye për t’i vazhduar përpjekjet diplomatike.

Moska ka mohuar pretendimet e mëparshme për sulme kibernetike jashtë vendit.