Ambasadori i Britanisë ne vendin tonë Alastair King Smith ka dhënë një lajm të mirë. Ai tha se nga data 11 tetor, certifikatat e vaksinimit anti-Covid të lëshuara në Shqipëri, do të njihen edhe në Britani.

“Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga këtu. Nga 11 tetori, certifikatat e vaksinave të lëshuara në #Shqipëri do të njihen”, shkruan ambasadori King Smith.

Kujtojmë se prej 15 shtatori edhe BE ka njohur certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 të lëshuar nga Shqipëria.

By B I