Situata e pandemisë ka ndikuar pothuajse tek të gjithë njerëzit e planetit. Shumë prej njerëzve u mungon të dalin jashtë, u mungon shoqëria, disave ju mungon shkolla, rutina ditore, puna… BiMedia ka intervistuar një ish vullnetare prej SHBA-ve, e cila ka qenë vullnetare në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, për dy vite. Ajo na tregoi pak për eksperiencën në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu na shpjegoi për situatën aktuale me virusin corona në ShBA, si ka ndikuar tek ajo dhe si e përballon.

Alessia Bauman, menaxhere e rastit nga Bufalo, New York – vullnetare në missionin Peace Copr në Tetovë, Maqedonia e Veriut – ka dhënë mësim në gjuhën angleze në shkolla.

BiMedia: Fillimisht na thuaj, si është jeta atje pas misionit Peace Crop në Maqedoninë e Veriut, a të kishte munguar vendlindja?

Alessia Bauman: Po, më ka munguar qyteti im i bukur, Bufalo. Është qyteti ku unë janë rritur dhe kam mësuar çdo gjë. Por tash pasi kalova dy vite në Tetovë, e shoh edhe atë si shtëpinë time. Kur u largova në nëntor..ishte e vështirë. Tju thosha lamtumirë nxënësve, me të cilët kisha marrëdhënie shumë të mirë. Ti thosha lamtumirë familjes e cila më mori dhe më mbajti si vajzën e tyre të tretë. Dhe pastaj, tju thosha lamtumirë shoqërisë të cilët për dy vite u bënë familja ime. Po, më kishte munguar Bufalo por gjithashtu më mungon edhe Tetova.

BiMedia: A mund ta tregosh pak situatën me virusin korona atje?

Alessia Bauman: Në Bufalo çdo gjë është e mbyllur përveç vendeve më kryesore, siç janë farmacitë, stacionet e gazit, si dhe ushqimoret. Restorantet punojnë vetëm me dërgesa. Këtë javë, dy restorante janë gjetur të hapura dhe u dënuan me 10.000 dollarë. Kështu që e marrim seriozisht situatën, por ka edhe njerëz që nuk e marrin seriozisht.

BiMedia: Si ka ndikuar kjo situatë në jetën tënde (në rutinën ditore, punën ose shkollën)?

Alessia Bauman: Nuk kam dal nga shtëpia që dy javë, përveç se kur kam shkuar në supermarket. Njëra prej punëve të mia është menaxher i rastit, i vizitoj personat me aftësi të kufizuara dhe kontrolloj shëndetin e tyre. Tash me virusin korona, punoj prej në shtëpi dhe i telefonoj ata njëherë në javë, në vend që ti vizitoj fizikisht. Puna ime e dytë është kamariere në një restorant. Ata më larguan, por më kanë premtuar se do të më punësojnë përsëri pasi të kalojë kjo situatë. Kështu që një pjesë e të ardhurave të mia nuk mund ti marr.

BiMedia: Si e kalon kohën gjatë karantinës?

Alessia Bauman: Punoj prej në 8-16, prej të hënën deri të premten. Më pas shoh Netflix ose bëj video telefonata me personat të cilët më mungojnë.

BiMedia: Cila do të ishte gjëja e parë që do të bëje pasi të mbarojë kjo situatë?

Alessia Bauman: Do të shkoj në një restorant me oborr dhe të shijoj dritën e diellit dhe ajrin e pastër për disa orë me rradhë.

BiMedia: Një mesazh për të gjithë lexuesit tonë në lidhje me situatën?

Alessia Bauman: Edhe nëse ju nuk e merrni seriozisht situatën, për respekt të njerëzve që ju rrethojn, rrini brenda. E di që nuk është idele ose e këndshme, por ndonjëherë ka situata të cilat janë më të rëndësishme se sa mirëqënia jote sociale.

Intervista origjinale në gjuhën angleze:
https://63.33.68.208/how-is-the-situation-with-covid-19-in-usa-alessia-bauman-in-an-exlusive-interview-for-bimedia/

BiMedia

By I ZH

Leave a Reply