Kandidati për Kryetar Komune të Tetovës nga radhët e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, Vullnet Murseli sonte ishte i pranishëm në hapjen zyrtare të shtabit në Lagjen Teteks 2 i shoqëruar nga deputeti i zonës Adnan Neziri si dhe nga kandidatët për këshilltarë komunal Halid Matoshi, Faton Selami, Nurije Bajrami, Nesrin Sulejmani, Mumin Tairi dhe Adhurim Luta.Vullnet Murseli para aktivistëve dhe simpatizantëve theksoi se Aleanca po rritet, shihet rinia prezente sonte këtu në maksimum. Sa i përket projekteve Halidi përmendi shumicën e projekteve dhe ta përmbushin si lagje me çerdhe te shkolla që e kanë nis ata por nuk e kanë mbaruar dhe nuk e kanë ndërmend ta mbarojnë. Ne do të mundohemi maksimalisht t’i përmbahemi projekteve reale që janë ekzistuese edhe t’i zgjedhim problemet një nga një. Do të angazhohemi në maksimum si të hapet ky Bulevard një herë e për gjithmonë , të mos kemi më problem për të shkuar deri në qendër për një kohë shumë të gjatë. Sidoqoftë ju uroj suksese me hapjen e shtabit dhe shefit shtabit.Ndërsa Kandidati për këshilltarë komunal nga koalicioni ASH-AAA nga Lagjia Teteks 2, Halid Matoshi në fjalën e tij tha se: Ne sot po bëjmë hapjen e shtabit të Lagjes Teteks 2, që kryetar shtabi është Mumin Tairi. Me një kandidat si Vullnet Murseli dhe me një listë të pastër, me profesione të ndryshme, do të kemi një sukses të jashtëzakonshëm. Ne si Koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kemi një program zgjedhor, kemi të përfshira pika të ndryshme, të sferave të ndryshme. Këtu përfshihen: hapjen e Bulevardeve, vendparkime nëntokësore është i paraparë në qendër të Tetovës, vendparkime në kate, në disa zona të qytetit si te Vero, Lagjja Drenovec, kemi paraparë hapësira të gjelbërimit, kënde lojrash për fëmijë. Por do të ndalem te Lagjja Teteks 2 ku gravitoj dhe jemi sonte, kemi paraparë hapjen e Bulevardit, sallë te shkolla, nxënësit lëndë e kanë edukën fizike por nuk kanë kushte për të. Kemi paraparë kënde për fëmijë nëpër blloqet e banesave, hapësira të gjelbëruara.Fjalë rasti pati dhe këshilltari Mumin Tahiri njëkohësishtë dhe shef shtabi i kësaj lagje i cili tha se në këtë shtab do të gravitojë edhe FRASH-i se kemi një numër të madh të të rinjve. Kemi disa projekte së bashku me rininë. Na prift e mbara! Kryetar i FRASH- Tetovë-Adhurim Luta- Kanë qenë të rinjtë ata që i kanë rëzuar sistemet moniste, ne të rinjtë sot po përballemi me një sistem monist realisht modern. Këta të rinj do ta eleminojnë këtë sistem monist modern! Na prift e mbara!