Kryeministri në detyrë Albin Kurti u takua me drejtorin e shkollës Model “Qamil Batalli”, Liridon Maliqi, drejtoreshën e Arsimit të Komunës së Prishtinës, Shpresa Shala, Drejtorin Televiziv dhe Kryeproducentin, Faik Ispahiu, Drejtoreshën Ekzekutive të “TOKA”, Jehona Gjurgjeala, mësuesit e arsimtarët dhe stafin vullnetarë i cili po e realizon mësimin online, transmeton Kallxo.

Kurti është shprehur i kënaqur për punën që po bëhet, pasi që sipas tij, nxënësit kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur.

“Nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake. Virusi Corona në vendin tonë kryesisht po luftohet nga vullnetarët. Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

By I ZH

Leave a Reply