Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas emërimeve në bordet e përkohshme në tri  ndërmarrje publike të vendit.

KALLXO.com ka raportuar se në mesin e personave të emëruar ka është kandidatë për deputet të LVV-së, apo anëtar të saj. Por, Kurti thotë se bordet janë profesionale.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Kurti ka thënë se këto borde do të merren me ç’kapjen e plotë.

“Tash kanë borde të reja e profesionale. Këto borde janë të përkohshme të cilat do të merren me ç’kapjen e plotë nga shpërdorimi dhe luftimin e krimit e korrupsionit brenda tyre”, ka shkruar Kurti.

Kurse përveç kësaj, Kurti ka shkruar edhe për lidhjen e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjelltë juridike dhe çështjeve penale ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.

“Për ndihmë të ndërsjellë juridike dhe çështjeve penale ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës. Ndihma e tillë do të ketë vëmendjen në sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi, komunikimi i drejtpërdrejt në mes të organeve tona gjyqësore, grupeve të përbashkëta hetimore, Transferimin e Procedurës Penale, si dhe marrjen e dëshmive, duke përfshirë edhe marrjen e dëshmive përmes video-konferencës”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri në detyrë ka shkruar edhe për kineastët, që sipas tij do të kenë shansin të përfitojnë koproduksion filmik dhe program mbështetës për shpërndarjen e prodhimit, shfaqje në rrjetin e kinemave dhe promovim të autorëve.

Ky është shkrimi i plotë i Kurtit:

“Mbrëmë ishte mbledhja korresponduese, e 21-ta me radhë, e Qeverisë së Kosovës. Nëntë pikat e kësaj mbledhje u votuan, pra u miratuan.

Shkarkuam borde e emëruam të rinj. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A., “Posta e Kosovës” Sh.A. dhe “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A., tash kanë borde të reja e profesionale. Këto borde janë të përkohshme të cilat do të merren me ç’kapjen e plotë nga shpërdorimi dhe luftimin e krimit e korrupsionit brenda tyre.

U miratua edhe një nismë për lidhjen e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike dhe çështjeve penale ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës. Ndihma e tillë do të ketë vëmendjen në sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi, komunikimi i drejtpërdrejt në mes të organeve tona gjyqësore, grupeve të përbashkëta hetimore, Transferimin e Procedurës Penale, si dhe marrjen e dëshmive, duke përfshirë edhe marrjen e dëshmive përmes video-konferencës. Kështu, jemi të bindur që Sistemi i Drejtësisë do të forcohet sepse edhe do të pavarësohet.

Kineastët në vendin tonë do të kenë shansin të përfitojnë koproduksion filmik, program mbështetës për shpërndarjen e prodhimit, shfaqje në rrjetin e kinemave, promovim të autorëve, prodhimeve të tyre dhe barazisë gjinore, nga fondi i Këshillit të Evropës “EURIMAGES”. Mbrëmë u aprovua propozimi për t’u anëtarësuar për këtë fond. Tani, janë profesionistët e fushës ata që do ta përpilojnë sa më mirë e sa më në detaje domosdoshmërinë e këtij fondi.

By I ZH

Leave a Reply