Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, e ka emëruar Edison Jakurtin zëvendësministër në Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.
Jakurti është doktorant i shkencave ekonomike në Freie Universität Berlin.

“Më herët ai i ka përfunduar studimet e nivelit master për politikat e zhvillimit ndërkombëtar, me fokus në ekonomiksin aplikativ, në Duke University, dhe studimet themelore në drejtimin ekonomiks dhe statistikë në R.I.T “- njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klan Kosova.

Ai ka punuar si asistent hulumtues dhe asistent ligjërues në Duke University, si dhe këshilltar në Bankën Botërore në Washington, DC.

By I ZH

Leave a Reply