Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka liruar nga detyra e këshilltarit politik, Shkëlzen Gashin.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se disa deklarata të djeshme të Gashit patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e Qeverisë në detyrë, njofton Klan Kosova.

“Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”.

“E falënderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”.

By I ZH

Leave a Reply