Donika Bakiu, studente e doktoraturës në fushën e Albanologjisë, e cila së fundmi si aktivitet të sajin ka shtuar edhe përkthimin vullnetarisht nga maqedonisht në shqip, të fjalimeve dhe konferencave të ministrit të shëndetësisë.  Ky veprim human i Donikës, ka patur shumë reagime pozitive. Në një intervistë për BiMedia, Donika ka treguar si e ka marrë frymëzimin për të bërë një gjë tillë. Mes tjerash ajo flet edhe për kohën e saj në karantinë si dhe për klubin e librit në Tetovë, ku ajo është anëtare.

BiMedia: Fillimisht, na trego si je duke e kaluar kohën në karantinë?

Donika Bakiu: Kjo kohë është e vështirë por e kemi patjetër të qëndrojmë në shtëpi.Kohën e kalojmë duke bërë punimet e doktoratës sepse ka shumë për të bërë, punimet e konferencave dhe seminareve. Në këtë periudhë kam lektoruar libra dhe teza masteri. Nga ana tjetër mbaj një diet strikte tani më gati do të mbushen dy vjet. Tani është e vështirë sepse nuk kam aktivitet fizik por jap maksimumin ta mbaj si duhet. Po ashtu kaloj kohë në facebook si gjithë të tjerët ditën ma zbukurojnë statusat e Enis Ajrullait, Hasim Memishit-Sopi dhe Anita Latifit këta të tre më bëjnë të qeshem sa mirë që i kemi dhe faleminderit për pozitivitetin që na japin.

BiMedia: Si i mbani takimet e doktoraturës tani?

Donika Bakiu: Gjithçka online do të thoja , kontaktet me profesorët, shpjegimet , punimet i dërgojmë dhe marrim përgjigje gjithmonë. Kam një falemenderim të veçantë për UEJL-në sepse ishin të parët që filluan online dhe që na ndihmojnë në çdo kohë qoftë stafi akademik qoftë stafi administrativ, për çdo gjë që kemi nevojë janë aty për ne. 

BiMedia: Kohët e fundit ti po merresh me përkthimet e fjalimeve të ministrit të shëndetësisë dhe këtë  e bën vullnetarisht, si u frymëzove për këtë?

Donika Bakiu: Frymëzimi për punë nuk më ka munguar kurrë atë e kam pas gjithmonë shpesh herë nuk e di  nga më vjen sepse e kam me shumë vrull. Ilaçi ose bari më I mire në këtë kohë paqartësie , në këtë kohë të pa kohë, kaq të pazakonshme është informimi sa më I mirë, sa më I qartë për të gjithë njerëzit. Unë vetëm përkthej nga gjuha maqedone në gjuhën shqipe dhe I publikoj në grupin karantinë.Për gjithçka që ndodh në vendin tone dhe nëpër botë, ku të gjithë përballen me të njëjtën sfidë e me të njëjtat dilema.

BiMedia: A do të vazhdosh me përkthimet deri sa të vazhdojë edhe pandemia?

Donika Bakiu: Po patjetër do ti përkthej deri në lajmin e bukur punën që kam filluar vullnetarisht nuk do ta lë në mes të rrugës as që e vë në diskutim vetëm të jem gjallë e shëndosh.

BiMedia: Ti je person shumë pozitiv, ju del në ndihmë cilitdo që ka nevojë për ty, si ja bën?

Donika Bakiui: Falemnderit shumë! Në fakt nuk mbaj mend ndonjë njeri që më ka kërkuar ndihmë ta kisha kthyer. Edhe nuk do ta bëja kurrë, të ndihmosh është mirë  të japësh një dorë është gjest human. Kur ndihmon të tjerët ke ndihmuar dhe veten tënde! Kam kohë falë Zotit për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën time dhe do të jem gjithmonë e atyre që më besojnë.

BiMedia: Ti gjithashtu je e kyçur edhe te klubi i librit, fillimisht na trego në përgjithësi, sa ka të interesuar të rinj për të lexuar libra, në Tetovë?

Donika Bakiu: Për rininë gjithmonë thonë ‘’ata nuk lexojnë ‘’ , ‘’ata nuk dinë’’ , këto janë vetëm paragjykime sepse në Tetovë por edhe kudo ka të rinj që lexojnë , ne kemi një rini të mrekullushme por shpesh ju mungon motivimi. Klubi i librit edhe pak javë mbush një vit nga fuksionimi, nga hapja dhe shkon mirë kemi një grup qëështë aktiv gjithmonë.Të rinj të interesuar ka dhe uroj të ketë sa më shumë, uroj të shtohet numri i lexuesve.Librat përmbajnë botë të tëra dhe na bëjnë për vete gjithmonë.

BiMedia: Si funksionon klubi i librit tash në këtë situatë?

Donika Bakiu: Takimet me klubin e librit tani janë në Zoom ose Meet  kurse më para takoheshim te parku UT-së ose te Mulliri I Vjetër. Takohemi online çdo javë libri I radhës që është caktuar për diskutim, është’’Siddharta’’nga Hermann Hesse, me date 19 prill, ora 18:00 jeni të mirëpritur.

BiMedia: Një mesazh për të gjithë

Donika Bakiu: Sot kemi një armik të përbashkët të quajtur virusi korona dhe duhet të mbrohemi nga ky virus. Në kohë të vështira nevojitet solidaritet e ndihmë, bashkë për të tej kaluar sfidat që na dalin përpara! Kjo pandemi, kjo ndarje na bëri me dije se ne nuk mundemi pa njëri tjetrin! Një ditë e re ka gjithmonë diçka të mrekullueshme për të na dhuruar. Është sinonim I shpresës që na jep një fillimiri, që ne e quajmë Jetë! Do të kaloje gjithçka e di që shteret e dhe durimi por patjetër e kemi të qëndrojmë të forte sepse stafetën e fitores do ta mbajmë ne , jo virusikorona! Ju lutem të qëndroni në shtëpi! Bashkë do t’ia dalim!

BiMedia

By I ZH

Leave a Reply