Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovë në katër lokacione, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kontrabanda do të luftohet dhe parandalohet, raporton Zeri.info.– Advertisements –
Ai ka shtuar se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen.
Kreu i Ekzekutivit u ka bërë thirrje qytetarëve në veri të vendit që të mos bien pre e mediave në Serbi.
“Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, ka thënë Kurti.
Autoritetet e rendit në vend kanë zhvilluar sot aksion antikontrabandë në Pejë, Prishtinë, Mitrovicë të Jugut e atë të Veriut.
Situata më e tensionuar është paraqitur në veri të Mitrovicës, ku protestuesit serbë kanë sulmuar Policinë e Kosovës.