Këtë mëngjes ka ndodhur në aksident në rrugën Shtip-Radovish, tek vendi i quajtur “Kilometri i tetë”, në të cilin kanë marrë pjesë një autobus dhe një furgon.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për autobus në të cilin kanë qenë pjesëtarët e Ushtarisë së Maqedonisë së Veriut, të cilët me autobus nga qytetet e tyre kanë udhëtuar për në Shkup.

Zëdhënësja e Spitalit Klinik në Shtip, Marina Shumanska, tha se në spital kanë arritur 17 persona me lëndime trupore, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa zëdhënësi i SPB Shtip Gordana Panajatova, tha se në rrjedhë është hetimi në vendin e ngjarjes dhe detaje do të jepen më vonë.