Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në unazën afër Shkupit, në të cilin sipas informacioneve fillestare jozyrtare ka një viktimë. Një automjet ka goditur çiklistët, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri është dërguar me plagë në spital.
Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur rreth orës 16:00 pas çelësit Radishani në drejtim të Tetovës. Një automjet “Mazda” me targa Shkupi ka goditur dy biçiklistë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime dhe me autoambulancë është transportuar në Qendrën Emergjente në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.
Ekipet policore janë ende duke kryer këqyrjen e vendit të aksidentit, pas së cilës priten detaje zyrtare nga MPB.