Lajme

Aksident i rëndë, makina përplaset me motorin, ndërron jetë një person(Detaje)

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Sipas korespondentit të Panorama, bëhet me dije se një makinë është përp lasur me një motor, drejtuesi i të cilit raportohet të ketë humbur jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje. Hetimet për shkaqet e aksidentit kanë nisur, teksa nuk ka informacion zyrtar nga blutë e Shkodrës.