Ali Ahmeti tha se uron që ky proces të ketë shkuar sipas të gjitha standardeve të pritura dhe se ky proces është shumë me rëndësi ngase qytetarët përcaktohen se kush do të drejtojë komunat e tyre për katër vite.

“Në rrethinë e parë BDI fitoi tre komuna, të Likovës, Sarajit dhe Pllasnicës. Në rrethin e dytë, BDI fiton në komunën e Strugës, fiton zgjedhjet në komunën e Kërçovës, në komunën e Dollnenit, fiton zgjedhjet në komunën e Çairit, Bogovinës, Tearcës dhe në komunën e Haraçinës”, tha Ali Ahmeti