Kun Aguero u detyrua të largohet nga futbolli për shkak të problemeve në zemër.

Aguero u largua në ndeshjen kundër Alaves në nëntor pasi që ankoi për dhimbje gjoksi.

Ai ka treguar se ka një çip në zemër të vendosur nga mjekët, që i njofton ata kur ka shpeshtim të rrahjeve të zemrës.

“Kam një çip këtu (tregon gjoksin e tij. Gjatë natës ajo lëshon drita me ngjyra, unë jam si Iron Man”.

“Kam një çip, çmenduri. Nëse zemra ime shpejton rrahjet, ai njofton mjekun”, shkruan Marca përcjell Klankosova.tv.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester Cityt ka folur me emocione për pensionimin e tij nga futbolli.

“E dija një javë apo 10 ditë më parë, ata me kishin paralajmëruar se unë ka mundësi që të pensionohem. Kur me thanë që ishte fundi, shkova në Abu Dhabi që të shkëputesha pak, por me kohë ditë e lamtumirës erdhi, unë isha i qetë”.

“Isha me Laportan Presidentin e Barcelonës, para se të largohem në një konferencë për shtyp dhe kur pashë shkallët me karrigen time aty, isha i thyer dhe fillova të qajë. Duhej të dilja edhe pse nuk dëshiroja për shkak se ishte shumë e vështirë për mua”.

“Nuk dëshiroja që të me shohin duke qarë dhe Laporta me tha mua që vetëm duhet të shkoja dhe të flisja, fillova të mendoj që isha i relaksuar apo u ndjeva i relaksuar”.

Argjentinasi e ka pranuar se gjatë kohës kur e kishte menduar largimin nga futbolli nuk kishte qenë mirë duke kaluar kohëra të vështira.

“Para se ta paralajmëroj pensionimin tim, kam pasur kohëra të vështira për 15 ditë”.

“Kur ndodhi, mendova se nuk ishte asgjë dhe unë do të bëhesha mirë. Por, kur shkova në spital ata me lanë në një dhomë të vogël vetëm me një sasi të madhe monitorësh rreth, e kuptova se nuk ishte ashtu si mendoja”.

“Pas dy ditësh në spital, fillova të bëhem nervoz. Kur futesh në një dhomë të çuditshme dhe je i rrethuar me monitor, e kupton se gjërat nuk janë duke shkuar në rregull me shëndetin tënd”.