Ka kaluar 1-milionshin numri i të prekurve nga virusi korona në të gjithë botën. Sipas treguesit botëror elektronik botëror, rreth 1/3 e të prekurve në të gjithë botën tashmë janë shëruar. Nga 3 milion e 231 mijë persona të prekur, 228 mijë kanë humbur betejën dhe janë regjistruar si viktima të infektimit. Në SHBA janë shëruar mbi 147 mijë persona, në Spanjë mbi 132 mijë, në Gjermani mbi 120 mijë, në Kinë mbi 77 mijë, në Iran 73 mijë, në Itali 71 mijë, në Francë 48 mijë dhe në Turqi 44 mijë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se udhëzimet e qeverisë federale për distancimin fizik të vendosura për të kontrolluar përhapjen e virusit do të shuhen kur t’u skadojnë afati të enjten dhe kur shtetet të fillojnë masat për rihapjen e ekonomisë.

Koreja e Jugut nuk regjistroi dje raste të reja të të infektuarve të transmetuara në vend për herë të parë që nga 18 shkurt. Kishte katër raste të reja, por të gjitha ishin importuar nga jashtë.
Kina ka anuluar forumin për Azinë ‘Boao 2020’ për shkak të pandemisë.

Ndërkohë në Evropë, shtetet vijojnë të marrin masa për zbutjen e kufizimeve. Disa prej tyre madje kanë ndërmarrë edhe hapa jo të përshtatshëm. Autoritetet në Spanjë kanë kërkuar falje pasi spërkatën një plazh me zbardhues për desinfektim në përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga virusi korona. Kjo u bë një ditë para se Spanja të lejonte daljen e fëmijëve nga izolimi për herë të parë pas 6 javëve izolim. Ambientalistët vlerësuan se masa shkaktoi “dëmtim brutal” në ekosistemin vendor.

Gjermania ka regjistruar mbi 1 mijë e 400 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke shënuar ditën e katërt që numri i të prekurve është rritur. 75% e të prekurve deri tani në këtë vend janë shëruar. Ekonomia e këtij vendi ka pësuar dëm të paregjistruar më herët, prej minus 6,3%. Deri tani janë afro tre milionë njerëz që punojnë me orar të reduktuar dhe për vitin aktual pritet që numri i të punësuarve në Gjermani të zvogëlohet me 370 000 dhe papunësia të rritet me 5,7 për qind.

Për herët të tretë brenda periudhës së krizës në Shqipëri u mblodh parlamenti për të votuar aktet e Qeverisë që sanksionojnë faljen e gjobave të vendosura pas shpalljes së Emergjencës Natyrore. Deputetët ishin të pajisur me maska dhe doreza, të shpërndarë në të gjithë sallën me qëllim ruajtjen e distancës social. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një lidhje live në “Facebook” është shprehur se nga 11 maji mund të lehtësohen disa masa.

By I ZH

Leave a Reply