Aerporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar për fluturimet që janë planifikuar për këtë muaj.

Përmes një postimi në Facebook, ANP-ja ka bërë me dije se do të jetë një fluturim Ankara-Prishtinë më 21 prill, Prishtinë-Dusseldorf më 24 prill dhe dy fluturime më 27 prill, njëri për në Vjenë e tjetri për Zurich.

Njoftimi i plotë:

Të dashur udhëtarë,

Ju lusim t’i referoheni fluturimeve në vijim për muajin Prill:

21 Prill 2020/një fluturim
TK4936 Prishtinë-Ankara (ora 20:30)
TURKISH AIRLINES

24 Prill 2020/një fluturim
EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 15:00) EUROWINGS

27 Prill 2020/dy fluturime
GM1043 Prishtinë-Vienë (ora 10:50)CHAIR
GM6043 Prishtinë-Zurich(ora 15:35)CHAIR

Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet e udhëtimit. 

By I ZH

Leave a Reply