Komisioni për sëmundje ngjitëse do të thotë fjalën e fundit nëse sesioni i provimeve të qershorit në fakultete do të realizohet me pjesëmarrje fizike të studentëve. Ministri i arsimit Arbër Ademi tha se akoma mbetet në fuqi dekreti për zbatimin e arsimit të lartë përmes mjeteve të komunikimit elektronik.

Edhe nëse vendosim që të kemi ndryshim në dekretin me fuqi ligjore në këtë aspekt, që provimet të mbahen fizikisht e njëjta do të mbahet dhe do të organizohet pas miratimit të një protokolli nga Qeveria ndërsa propozuar nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Të gjitha rekomandimet për ruajtjen e shëndetit publik edhe në rrethana të tilla do të duhet të plotësohen – deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Maturantët e gjeneratës 2018-19 dhe viteve paraprakë, provimet e maturës shtetërore do ti realizojnë më 30 qershor, 1,2 dhe 3 korrik.

Matura shtetërore 30 qershor 1,2 dhe 3 korrik

Nxënësit në klasë të parë do të regjistrohen në muajin qershor sipas udhëzimeve që do të rekomandohen nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Regjistrimi i filloristëve, në muajin qershor

Konkursi për regjistrim në shkollë të mesme do të zhvillohet në afatin e paraparë, më 16 dhe 16 qershor.

Regjistrimi në Shkollat e Mesme, 16 dhe 17 qershor

Ademi njoftoi se nxënësve dhe studentëve që në familjet e tyre kanë të hyra të ulëta do tu ndahen nga 6 mijë denarë. Kartela nga 3 mijë denarë studentëve për blerjen e produkteve vendore dhe nga 30 mijë denarë për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare, për bashkëfinancimin e trajnimeve dhe kurseve për IT dhe shkathtësi digjitale.

By I ZH