Ilir Meta foli për menaxhimin e krizës së krijuar nga Covid-19 nga kryeministri Edi Rama, si dhe nëse ky i fundit po e përdor situatën për pushtet.

Në një deklaratë për media nga Presidenca, Kreu i Shtetit tha se nuk beson se është koha për të përdorur apo keqpërdorur situatën për pushtet, duke shtuar se veprim i tillë do të ishte me kosto të mëdha, për këdo që e përdor.

Shqetësimi im ëhstë shëndeti i cdo qytetari dhe i ekonomisë sonë kombëtare. Nuk besoj se është koha për të përdorur apo keqpërdorur cilido për qëllime pushteti një krizë të tillë, pasi do të ishte tepër e papërgjegjshme dhe me kosto të madhe për cilindo që do ta përdorte”, tha Meta.

Më tej, Presidenti u pyet nga gazetarët edhe për amnistinë fiskale, duke mos pranuar të komentojë, pasi tha se për momentin ka rëndësi vetëm shëndeti i qytetarëve dhe përballimi i situatës.

Amnistia fiskale nuk mendoj se është momenti për të dhënë një vlerësim, pasi kemi të bëjmë me një iniciativë publike, por pa një argumentim të qartë. Ndoshta në një kohë të dytë do të më duhet të mbajë një qëndrim të qartë dhe shterues. Aktualisht shqetësimi i të gjithëve është përmirësimi i situatës, prej së cilës do të varet edhe rihapja e ekonomisë. Duhet të jemi sa më të qetë për zhbllokimin e kësaj situate, pasi problemet sa vijnë e bëhen më të mprehta”, deklaroi Presidenti.

Meta u pyet edhe për notën që do i vinte Edi Ramës për këtë periudhë krize. Presidenti me humor u përgjigj se është koha e provimeve është në qershor dhe qershori ende nuk ka ardhur. Në fakt muaji qershor rezulton me atë kur nxënësit dhe studentët japin provimet përfundimtare, që këtë vit duket se do të përkojë edhe me daljen nga gjendja e emergjencës së Covid-19.

By I ZH

Leave a Reply