Bebe Rexha ka treguar gjithnjë se ndonëse është larguar që e vogël nga vendi ynë, shumë zakone dhe tradita shqiptare i ruan me fanatizëm. Nga ‘zënkat’ me të atin te gatimet tradicionale shqiptare e te vallet- autorja e hitit “Hey Mama” nuk ka ngurruar t’ua tregojë miliona njerëzve ‘aventurat’ e saj.

Jo më larg se javën e kaluar ajo postoi në Instagram disa video nga kopshti i saj me perime, duke folur shqip.

Ndërkohë ditën e sotme, autorja e hitit “Hey mama” ka postuar dy video në Instastory, ku shihet duke kërcyer me këngën e saj “Say my name”, por në remix me motive popullore shqiptare.

Kënga është risjell me çifteli nga muzikanti shqiptar Jurgen Pecnikaj i cili njihet në Instagram për versionet e reja me çifteli të këngëve

Me thënë të vërtetën ky version po na fikson fare. Po juve cila ju pëlqen më shumë?

By B I