Kuvendi informon gjithashtu se kryeministri Zoran Zaev ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen në legjislativ. Në takimin e sotëm koordinues me Xhaferin nuk është diskutuar fare për hapat e ardhshëm që do të pasonin pas deklaratës së mbrëmshme të Zaevit se po jep dorëheqje nga posti i kryeministrit.- Advertisements –

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas marrjes së rezultateve zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, do të thërrasë seancën për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj që duhet të zëvendësojnë deputetët aktualë që janë zgjedhur kryetarë të komunave. Vendet e kryetarëve të zgjedhur në Kuvend duhet t’i zënë kandidatët e radhës në listën e partive politike.

By I ZH