Janë bërë 8 vite nga vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, ku u vranë pesë maturantë, por kryeresit e aktit ende nuk dihen.

Për këtë vrasje, u dënuan 6 shqiptarë duke u akuzuar për terrorizëm për vrasjen makabër. 4 prej tyre u burgosën, ndërsa 2 prej tyre janë ende në kërkim dhe është lëshuar kërkesë ndërkombëtare. Gjatë asaj periudhe kur edhe u dënuan, në Maqedoni kishte protesta për një muaj rradhazi, duke protestuar për lirimin e të burgosurve, për të cilët besohet se ishin të pafajshëm. Akti u quajt si inskenim politik i partisë në atë kohë qeverisëse, VMRO-DPMNE, ku mendohej si ishte bërë nga Shërbimi sekret i Maqedonisë, që e udhëhiqte kusheriri i Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkov. Për atë se personat që ishin të pafajshëm, e pohoi edhe lideri LSDM-së, Zoran Zaev, i cili filloi të paraqiste të ashtuquajturat “bombat”. Ai në atë kohë thoshte se kishte dëgjuar biseda dhe se akti ishte i skenuar, ndërsa të burgosurit ishin të pafajshëm. Me publikimin e bombave, u rrit shpresa që drejtësia të vijë në vend, por bomba që fliste për rastin që u quajt “monstra”, nuk u publikua kurrë, ndërsa u la në dorë të prokurorisë speciale.

Më pas për shkak të dyshimeve  të mëdha dhe mungesës së provave, por edhe mundësisë së ekzistimit të telefonatave të përgjuara, pasi që erdhi në pushtet LSDM-ja, Gjykata Supreme solli vendim që lënda të kthehet në rigjykim që të hiqen të gjitha dyshimet për rast të montuar dhe njëkohësisht të dënuarit të lirohen nga burgu.

Lirimi i disa të burgosurve të rastit “monstra” solli shpresë se drejtësia do të vijë në vend, por rasti edhe sot e kësaj dite procesi gjyqësor vazhdon.

BiMedia

By I ZH

Leave a Reply